Deri më sot në orën 13:00, gjithsej janë paraqitur 542 kërkesa nga qytetarët për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit të cilat janë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve përmes ueb faqes dijaspora.sec.mk., përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën e KSHZ-së thuhet se prej tyre 473 aplikime janë pranuar, nëntë janë refuzuar dhe pjesa tjetër janë në përpunim.
Numri më i madh i kërkesave për votim u paraqitën nga Londra 50, në Bernë 44, Toronto 36, Vjenë 31 dhe në Lubjanë 29.
Sa i përket të dhënave nga kontrollimi publik të listës së votuesve, ju informojmë se që nga dje, gjithsej 821 qytetarë kanë bërë kontrollimin e tyre publike në departamentet rajonale dhe në zyrat e KSHZ-së. Prej tyre, shumica e qytetarëve kontrollimin e të dhënave të tyre e kanë bërë në Manastir 95, në Radovish 83 dhe Strumicë 78. /Telegrafi/