KSHZ njofton se në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, nga gjithsej 714 votues deri në orën 10 në votim kanë dalur 76 votues ose 10,64%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Deri tani votimi po shkon pa probleme, ndërsa për shkak të defektit të llambave ultravjollcë votimi është ndërpre për 15 minuta. Prej atëherë votimi po zhvillohet pa probleme dhe në mënyrë të rregullt”, njoftojnë nga KSHZ-ja.
Të dhënat e ardhshme për daljen e banorëve të Tearcës në votime, KSHZ-ja do të njoftojë në orën 13./Telegrafi/