Deri në orën 09:00, pjesëmarrja në votim është 5.19 përqind, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto janë të dhëna nga 2.326 vendvotime, ku votuan 94.167 qytetarë.
Në Njësinë Zgjedhore (NjZ) 1 pjesëmarrja është 6.58 përqind. Pjesëmarrja më e lartë është në Aerodrom, mbi 10 përqind. Në Studeniçan pjesëmarrja është vetëm 1.81 përqind.
Në NjZ 2 pjesëmarrja është 4.58 përqind. Pjesëmarrja më e lartë është në Gjorgje Petrov, ndërsa më e ulëta në Likovë.
Në NjZ 3 pjesëmarrja është 6.1 përqind. Pjesëmarrja më e lartë është në Kriva Pallankë me 8.31 përqind dhe Probishtip me 10.25 përqind.
Në NjZ 5 pjesëmarrja është 5.22 përqind. Pjesëmarrja më e lartë është në Krivogashtani, pra 13.1 përqind.
Në NjZ 6 pjesëmarrja është 2.59 përqind, ndërsa pjesëmarrja më e lartë është në Jegunovcë, ndërsa më pak votues ka në Vrapçisht./Telegrafi/