Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut informon se deri në ora 17:00, të drejtën e votës e kanë realizuar 38.78 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.
E përkthyer në numra, kjo përqindje është 703.522 votues.
Me dalje më të madhe deri në ora 17:00 është NJZ numër 4, ku kanë votuar 43.99 përqind e qytetarëve.
Në NJZ numër 6 kanë votuar 29.6 përqind, në NJZ numër 1 41.07 përqind, në NJZ numër 2 kanë votuar 36.98, në NJZ numër 3 kanë votuar 43.85 përqind, ndërsa në NJ numër 5 kanë votuar 38.21 përqind./Telegrafi/