Në zgjedhjet e parakohshme lokale që po mbahen sot, në Komunën e Shtipit deri në orën 15:00 kanë votuar 9620 persona, ose 23,03 për qind, ndërsa në Pllasnicë kanë votuar 1658 persona, ose 33,47 për qind, njofton Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Deri më tani, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, siç njoftuan nga atje, nuk ka marrë asnjë ankesë në lidhje me procesin e zgjedhjeve.
Informacioni i hollësishëm në lidhje me pjesëmarrjen, si dhe rezultatet e drejtpërdrejta pas votimit mund të ndiqen në faqen e internetit www.lokalni2020.sec.mk.