Zëdhënësi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Admir Shabani ka mbajtur konferencë shtypi ku ka publikuar të dhënat më të reja të daljes së qytetarëve në zgjedhjet e ditës së sotme.
Sipas tij, deri ora 13:00, nga 3368 vendvotime, gjithsej kanë votuar 432026 qytetarë ose 23.81%, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat për njësi zgjedhore janë: në NJZ 1 kanë votuar 27.09%, NJZ 2 kanë votuar 21.64%, NJZ 3 kanë votuar 28.92%, NJZ 4 kanë votuar 27.45%, NJZ 5 kanë votuar 23.11%, NJZ 6 kanë votuar 15.58%.
Sipas komunave, në komunën Aerodrom kanë votuar 30.15% e qytetarve, pastaj në Karposh 31.25%, Makedonski Brod 35.04%, Gazi Babë 22.88%, Gkorçe Petrov 28.54%, Berovë 32.49%, Kriva Pallankë 41.07%, Pehçevë 33.02%, Probishtip 35.29%, Negotinë 33.42%, Prilep 32.47%, Manastir 31.19%, Vevçan 39.86%, Krushevë 37.84%, Jegunovcë 17.05% dhe Tetovë 19.11%./Telegrafi/