Site icon Telegrafi

KSHZ: Deri më 11 gusht të dihet çmimorja për marketing politik

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se të gjitha mediat,të shtypura dhe elektronike janë të obliguar që më së voni, deri më 11 gusht, 2017 të vërtetojnë çmimoret pë program të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, në përputhje me Ligjin e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, më së voni deri më 11 gusht, 2017 të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike (internet portalet) janë të obliguar që çmimoret e tyre t’i dorëzojnë deri te KSHZ, Enti shtetëror për rezvizion dhe Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit, ndrërsa operatorët radiodifuzivë (TV)t’i dorëzojnë te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, Enti shtetëror për revizion dhe Komisioni shtetëror për pengim të korrupsionit’, thuhet në kumtesën e KSHZ-së./Telegrafi/

Exit mobile version