Pas lajmeve në disa mediume se në listën zgjedhore ka rreth 500 mijë votues të dyshimtë, ka reaguar Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), duke i quajtur shpekulime këto informacione, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ljupka Guguçevska, këshillëtare në KSHZ, deklaroi se pritet që deri nesër të kryhet verifikimi shtesë i të dhënave nga analiza krahasuese, prandaj deri në miratimin e raportit të KSHZ-së, çdo informatë në mediume do të konsiderohet si shpekulim.
Pas përfundimit të analizave shtesë krahasuese, KSHZ-ja do të caktojë mbledhje publike për miratimin e raportit. Ndryshe, Tv Tela njoftoi se në listën zgjedhore ka rreth 500 mijë votues të dyshimtë, ndarkaq portali PlusInfo ka publikuar një dokument, që sipas tyre, i përket KSHZ-së dhe vërteton këtë lajm të Tv Telmës./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Lista zgjedhore përmban 495258 votues të dyshimtë
Gjithashtu lexo: Ja dokumenti ku vërtetohet se 495258 votues janë të dyshimtë në listën zgjedhore (Foto)