Sipas njoftimit më të ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në ora 13 e ditës së sotme (30.07.2016), në KSHZ janë paraqitur gjithsej 502 qytetarë, të cilët kanë vërtetuar se nuk janë votues fiktiv, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga këto qytetarë, 116 prej tyre janë paraqitur në zyrat përkatëse lokale në komunat ku qytetarët banojnë, kurse pjesa tjetër janë paraqitur përmes aplikacionit në internet. Gjithsej janë 39 mijë presona që duhet të paraqiten, ndryshe KSHZ-a ka të drejtë t’i fshij nga lista zgjedhore./Telegrafi/