Telegrafi

KSHZ: 2.508 vëzhgues vendas dhe 96 të huaj u akredituan për këto zgjedhje

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot mbajti konferencën e parë për shtyp pas fillimit të votimit treditor në zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani tha se një milion 814 mijë e 263 qytetarë kanë të drejtë të votojnë dhe se kategori të ndryshme të qytetarëve do të votojnë në këto tre ditë. Sot filloi votimi i 706 personave të sëmurë me Covid-19 dhe në vetizolim, ndërsa nesër votojnë të sëmurët numri i të cilëve është 8.852, numri i personave nëpër 13 burgje është 1.657 dhe gjashtë persona të zhvendosur brenda vendit. Në 17 shtëpi pleqsh, 357 votues do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

2.508 vëzhgues vendas dhe 96 vëzhgues të huaj u akredituan për këto zgjedhje, si dhe 56 përkthyes dhe 55 gazetarë të huaj.

Shabani theksoi se sipas Udhëzimit të KSHZ-së, në listën zgjedhore rrethohet numri i përcaktuar./Telegrafi/