Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) 17 komunave me xhirollogari të bllokuar do t’u ndihmojë që të organizojnë zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me 30 milionë denarë, KSHZ do t’u ndimojë 17 komunave me xhirollogari të bllokuar, edhe atë në lidhje me realizimin e obligimive rreth organizimit të zgjedhjeve lokale.
Sipas KSHZ, bëhet fjalë për shpenzime rreth udhëtimit, sigurim të hapësirës për votim, rrymë, ujë, si dhe kompensim për bordin. Komunat kanë detyrim ligjor të planifikojnë financime për zgjedhjet lokale të cilët mbahen çdo katër vjet.
Përndryshe, zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor në Maqedoni, janë të ciklit të rregullt dhe ka tre ditë që ka filluar fushata zgjedhore. /Telegrafi/