Telegrafi

KSHPK: U.d. drejtor i Agjencisë për Film nuk mund të jetë anëtar i KD të këtij institucioni

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) vlerësoi se është kontestues emërimi i u.d. drejtorit të Agjencisë së Filmit më 15 dhjetor 2020 nga Qeveria.

Kontestuese për këtë person të emëruar si drejtor, sqaroi Vlladimir Georgiev, anëtar i KSHPK në konferencën e sotme është se në të njëjtën kohë është edhe anëtar i Këshillit drejtues të Agjencisë së Filmit.

Ai theksoi se ky vlerësim është sjellë në pajtim me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe prandaj KSHPK në këtë mënyrë në mënyrë parandaluese vepron dhe i thotë Qeverisë, ndërsa ndoshta edhe në seancën sotme, siç tha, ta shkarkojë këtë person nga anëtar i KD nëse vlerësohet se ky person duhet ta kryejë detyrën u.d. drejtor i Agjencisë së Filmit.