Telegrafi

KSHPK për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

“Me miratimin e ndryshimeve, Kodin Penal, si një nga shtyllat e sistemit juridik, duhet të mbrojë funksionimin e shtetit juridik. Me kalimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar dhe duke përdorur flamurin evropian, gjegjësisht në mënyrë që të mos lejohet diskutim i gjerë publik, debat apo analiza e pasojave që do të sjellë kjo zgjidhje ligjore, rrezikohet seriozisht siguria juridike në vend”.

Kështu thonë nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, ndërsa shprehen të befasuar dhe të shqetësuar nga kjo mënyrë e nxjerrjes së ligjit, aq më tepër që në ndërkohë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar nga KSHPK-ja që të japë mendim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, me afat shpalljeje deri më 20 shtator 2023.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mendon se ndërhyrjet në nenet 353, 353c dhe 394 nuk kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përkundrazi rrisin rrezikun e pazareve politike dhe tregtisë me ndikim.

Ndryshe, dje deputetët e shumicës parlamentare votuan “pro” ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat parashohin ulje të dënimeve me burg për veprat që kryhen nga funksionarët shtetëror./Telegrafi/