Telegrafi

KSHPK në Prokurori ka dorëzuar 56 iniciativa, asnjëra prej tyre nuk është marrë parasysh

Mijëra çështje të hapura për korrupsion, konflikt interesash, proces zgjedhor dhe status pasuror, qindra iniciativa për të përcaktuar përgjegjësinë e zyrtarëve apo për të nisur çështje penale, por asnjë aktakuzë, aktgjykim apo shkarkim nga detyra.

Kështu mund të përmblidhet në shifra puna e bërë në mandatin pesëvjeçar e ekipit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Kryetarja e Biljana Ivanovska beson se institucionet duhet të ndryshojnë qasjen e tyre dhe në vend deklarativisht të fillojnë të luftojnë korrupsionin me të vërtetë. Që nga themelimi i KSHPK-së, gati njëzet vjet më parë, deri më tani vetëm një nismë për rastin “Baçilo” ka marrë zgjidhje ligjore.

Anëtarët e KSHPK-së thonë se nuk u është bërë presion direkt, kanë pasur pengesa institucionale dhe kanë përmendur si shembull rastin e Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe prokurorit Islam Abazi, i cili ka deklaruar vetë se ka ndërprerë bashkëpunimitn me komisionin.

Është interesant fakti se nëse iniciativat e tyre nuk ishin aq të forta për Prokurorinë, kanë qenë të mjaftueshme që zyrtarët t’i padisnin për shpifje.

Përbërja e re e KSHPK-së fillon punën më 8 shkurt dhe do të drejtohet nga Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar e punësuar në Entin Shtetëror të Auditimit./Telegrafi/