Site icon Telegrafi

KSHPK: Gabim teknik është se në biografinë e Ristovskës thuhet se studimet master janë duke vazhduar në Fakultetin e Turizmit

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) njofton se anëtarja e tij, Cveta Ristovska, nuk ka dy pozita në jetën publike. Sipas KSHPK-së, Ristovska ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” Fakulteti Ekonomik në Shkup në vitin 1991, kurse magjistraturën në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhim – Shkenca Ekonomike në vitin 2011.

“Fakti që në faqen e KSHPK-së në rubrikën e biografisë së saj thuhet se studimet master janë në vazhdim e sipër është gabim teknik. Nëse mediat do të na ishin drejtuar neve apo do të kishin kontaktuar me anëtaren e KSHPK-së Cveta Ristovska, siç e kërkon standardi dhe etika gazetareske, e njëjta gjë do të sqarohej.

Deklarata se numri zyrtar i telefonit celular të Cveta Ristovskës është i fikur dhe nuk ekziston është i pasaktë. Mediat fare nuk e kanë kontaktuar anëtaren Cveta Ristovska në numrin e saj zyrtar të telefonit celular, si burim i dytë i informacionit, siç e kërkojnë standardet profesionale”, thuhet në komunikatën e KSHPK-së.

Nga atje shtojnë se të gjithë anëtarët e KSHPK ​​janë vazhdimisht në dijeni për konfliktet e mundshme të interesit dhe janë të njohur në mënyrë të përkryer me dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, si dhe kodin etik të KSHPK./Telegrafi/

Exit mobile version