Site icon Telegrafi

KSHC: Procesi i akreditimit do të zhvillohet krahas standardeve të akreditimit

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC), pas shqyrtimit të kornizës së akreditimit dhe strategjinë e organizimit të akreditimit institucional dhe programeve të studimit në rrethanat e emergjencës shëndetësore të Covid-19, ka marrë vendim që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) të zbatojë procesin e akreditimit në distancë.

AKA fillimisht do të organizojë akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë.

Procesi i akreditimit do të zhvillohet krahas standardeve të akreditimit të AKA dhe duke shqyrtuar praktikat më të mira të akreditimit në rajon dhe në Evropë gjatë situatës së jashtëzakonshme të pandemisë.

AKA do të informojë me kohë të gjitha institucionet e arsimit të lartë mbi hapat e ardhshëm rreth akreditimit institucional.

KSHC fton institucionet e arsimit të lartë të ndajnë informacion me AKA rreth riorganizimit të administrimit institucional dhe programeve të studimit në distancë gjatë situatës me pandemi COVID-19 në Kosovë.

Exit mobile version