Telegrafi

Ksamil, Forcat e Armatosura pastrojnë plazhin nga ujërat e zeza

Çarja e një tubacioni të ujërave të zeza në zonën e Ksamilit ka sjellë ndotjen e bregedetit.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Gjiri Poda” dhe për të normalizuar situatën është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë, e cila pas disa orësh ka kthyer normalitetin në plazhin e Ksamilit.

Gjithashtu është bërë i mundur monitorimi dhe dezinfektimi i të gjithë sipërfaqes së plazhit, ndërsa po punohet nga efektivët e Komandës Mbështetëse për pastrimin e plazheve dhe zonave te ndotura ne bregdet, pasi është bërë i mundur bllokimi i tubit të ujrave të zeza.

Në reagimin e saj, Bashkia e Sarandës bën të ditur se projekti për rehabilitimin e ujërave të zeza është tenderuar, zbatuar dhe supervizuar në mënyrë të pavarur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ndërsa u kërkon ndjesë banorëve të zonës dhe turistëve, shqiptarë e të huaj.