Site icon Telegrafi

KS OKB kritikojnë Rusinë rreth sulmeve kimike në Siri

Shtetet anëtare të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë rreth sulmeve kimike të kryera në Sirinë Veriore.

Sugjerimet e Moskës se civilët ishin helmuar nga rebelët në atë terren, janë konsideruar si të pavërteta nga shumica.

Sekretari i Çështjeve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, ekspert i armeve tha se të gjitha provat vënë në pah, se ky ka qenë një sulm nga ana e qeverisë siriane, e cila është aleate e Rusisë.

Në ndërkohë në Bruksel shtatëdhjetë shtete donatore janë duke diskutuar përpjekjet për të dërguar ndihma në këtë vend të shkatërruar nga lufta.

Koordinatori i Ndihmës Emergjente i OKB-së, Stephen O’Brien, tha se detajet rreth këtyre ndihmave do bëhen të ditura më vonë gjatë ditës.

Sipas Monitoruesit Sirian për të Drejtat e Njeriut në Britani, 20 fëmijë dhe 52 të rritur janë vrarë përgjatë incidentit kimik të martën në Siri.

Gjatë hapjes së takimi të Këshillit të Sigurimit, Përfaqësuesi i Lartë i OKB-së për Çështje të Çarmatimit Kim Won-Soo ka thënë se, nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi më i madh me armë kimike në Siri që nga sulmi në Ghouta në gusht të vitit 2013, kur qindra njerëz qenë vrarë në rrethinat e kontrolluara nga rebelët e Damaskut.

Exit mobile version