Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar për sot një takim urgjent për provat e Iranit me raketa balistike.
Takimi është thirrur me kërkesë të SHBA-së.
“Pas lëshimit të raketës balistike me rreze të mesme, më 29 janar, nga Irani, SHBA kërkon konsultime urgjente të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë misioni amerikan.
Kjo është kërkesa e parë e bërë nga SHBA-ja prejse ambasadorja e re amerikane, Nikki Haley, ka marrë detyrën javën e kaluar.
Siç raporton Evropa e Lirë, me rezolutë të OKB-së, Irani ndalohet të zhvillojë raketa që kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore.
Izraeli po ashtu ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të ndëshkojë Iranin.