Telegrafi

KS i OKB-së kërcënon Korenë e Veriut

Kryetari i Këshillit të Sigurimit Kim Sook, i cili njëherësh është edhe ambasador i Koresë së Jugut në OKB, ka thënë të hënën se në një të ardhme të afërt Pyongyang do të realizojë edhe një test tjetër të bombës bërthamore.

Kim ka thënë se anëtarë të këshillit janë “të unifikuar dhe të vendosur” që çdo test bërthamor të bërë nga Koreja e Veriut të cilësojnë si “përpjekje të rrezikshme për të minuar autoritetin dhe kredibilitetin e Këshillit të Sigurimit”, transmeton Rel.

KS i OKB-së i ka vënë Koresë së Veriut sanksione të reja pasi që ajo kishte kryer një provë raketore gjatë muajit dhjetor.

Testi i fundit i një bombe bërthamore nga ana e Koresë së Veriut ishte bërë në vitin 2009. /Telegrafi/