Telegrafi

“Kryt nalt” thonë 2Po2 dhe Unikkatil (Video)

Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur i 2Po2 dhe Unikkatil, “Kryt nalt”.

Kënga është pjesë e albumit të ri të Besnik Canollit, “2020”, ndërsa është paralajmëruar qe një kohë.

Miksimi dhe masterizimi është bërë nga Mixey dhe Unikkatili, ndërsa videoja është xhiruar nga Imagine Films.

Muzika është bërë nga B.O Beats, kurse tekstin e kanë shkruar dy reperët. Projekti është prodhim i Authentic Entertainment.

Kujtojmë që në një intervistë për Telegrafin, 2Po2 e kishte konfirmuar bashkëpunimin me Viktor Palokajn.

“Me Unikkatilin gjithë do të bashkëpunoj sepse është reperi më real që ka shqiptaria”, ishte shprehur reperi.

Lexo po ashtu Ekskluzive – 2Po2 konfirmon: Bashkëpunim me Unikkatilin në albumin e ri (Foto)

Ndryshe, “Fitore e sinqert” ishte bashkëpunimi i fundit i dy reperëve që e kishin lansuar në vitin 2011. /Telegrafi/