Telegrafi

Kryqi në Butel, pritet të kallëzohen penalisht personat që sulmuan Todor Petrovin

Prokuroria themelore publike e Shkupit ka ngritur propozim për padi ndaj tre personave,t ë cilët akuzohen për sulm fizik ndaj kryetarit të Kongresit Botëror Maqedonas (KBM), Todor Petrov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sulmi fizik ka ndodhur më 27 shkurt të këtij viti, pas ceremonisë së hedhjes së gurrëthemelit të kryqit 55 metërsh, që duhet të ngritet në komunën e Butelit.

Sipas prokurorisë, B. E, B. A dhe E. A akuzohen për veprën penale të dhunës.

Ndryshe, ngritja e kryqit shkaktoi reagime të ashpra dhe përplasje në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve. Iniciativa është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ku për disa herë me radhë është votuar baraz, pra ende nuk ka një përfundim./Telegrafi/