Kryqi i Kuq do të sigurojë ndihmë financiare në vlerë prej 30,000 denarëve, për familjet e personave që humbën jetën nga zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë.
Kryqi i Kuq shpreh ngushëllime për këtë ngjarje, duke thënë se këtë e ndihmë e bëjnë në shenjë të solidaritetit.
“Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe një herë shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e qytetarëve të vdekur dhe të plagosur në zjarrin tragjik në Qendrën Covid në Tetovë që ndodhi në mbrëmjen e 8 shtatorit 2021. Në këto momente të vështira të humbjes së të dashurve, në shenjë solidariteti dhe gjesti njerëzor, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sigurojë ndihmë financiare të njëhershme në vlerë prej 30,000.00 denarë për familjet e të ndjerëve”, thonë nga Kryqi i Kuq.
Ndryshe, nga ky zjarr humbën jetën 14 viktima, ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Arsyet akoma janë të panjohura./Telegrafi/