Site icon Telegrafi

Kryqi i kuq shpërndanë ndihma në fshatrat malore të Kërçovës

Ekipet e Kryqit të Kuq të Maqedonisë të rajonit të Kërçovës kanë ndërmarrë aksion të shpërndarjes së ndihmave humanitare për pleq, të sëmurë dhe të paaftët, si edhe për persona që jetojnë në fshatra malore në këtë rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky askion është në kuadër të tentimeve të përballjes me valën e të ftohtit që e ka kapluar vendin, ndërkaq zbatohet në bashkërendim me komunën e Kërçovës dhe Qendrës për punë sociale.

Ekipet e Kryqit të kuq do t’u dalin në ndihmë edhe automjeteve të cilat do të duhet që të mos lëvizin në aksin rrugor Ohër – Kërçovë, në rastet kur zbatohet ndalesa e qarkullimit të automjeteve të rënda./Telegrafi/

Exit mobile version