Kryqi i Kuq i Shkupit njofton se do të fillojë projektin për personat e moshuar dhe personat me gjendje të përkeqësuar shëndetësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në territorin e qytetit të Shkupit funksionojnë katër qendra për personat e moshuar, të cilët me vullnetarët e rinjë të Kryqit të kuq realizojnë projekte me qëllim përmirësimin e shërbimeve sociale për njerëzit e moshës së tretë për të cilët një kujdes i tillë është i nevojshëm sipas rregullave ndërkombëtare
Gjithashtu informojnë se në Shkup Kryqi i kuq realizon një projekt të ri për trajnimin e 40 grave me plan afatgjatë të cilat nuk janë të papunësuara, për kryerjen e trajnimit për kujdestari dhe shërbim.
Kryqi kuq në Shkup për të tetin vit rradhazi zbaton planin për shërbime sociale. /Telegrafi/