Site icon Telegrafi

Kryqi i Kuq i RMV-së fton qytetarët për ndihmë dhe donacione për qytetarët e prekur nga përmbytjet në BeH

Reshjet intensive, të cilat prekën pjesë të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke marrë jetë njerëzish dhe dëme të mëdha materiale.

Më shumë se 20 zona banimi janë shkatërruar plotësisht dhe jeta dhe shëndeti i qindra familjeve janë në rrezik të madh.

Sipas informacioneve të deritanishme janë humbur 24 jetë dhe një numër i madh i të zhdukurve.

Kryqi i Kuq i Bosnjës dhe Hercegovinës aktivizoi të gjitha kapacitetet në dispozicion për të parandaluar dhe lehtësuar vuajtjet njerëzore dhe për të mbrojtur jetën, shëndetin dhe dinjitetin njerëzor.

Sipas shkallës dhe intensitetit të fatkeqësisë nevojitet ndihmë dhe mbështetje shtesë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut menjëherë ka kontaktuar me Kryqin e Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas vlerësimit të nevojave të tyre është ofruar ndihmë në burime materiale, teknike dhe njerëzore për përballimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet.

Nga rezervat e veta Kryqi i Kuq i RMV-së ka nxjerrë mjete në vlerë prej 10.000 euro si ndihmë fillestare për popullatën e dëmtuar

Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para në:

Llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV: 300000001327966, numër tatimor: 4030984271620 AD “Komercijalna Banka” me shënim: ndihmë për përballimin e pasojave të zjarreve, poashtu mund të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 në T-Mobile dhe A1.

Exit mobile version