Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Dibër në bashkëpunim me Qendrën ndërkomunale për punë sociale, që e mbulon edhe komunën Qendra-Zhupë kanë shpërndarë ndihma humanitare për familjet me nevoja sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipet kanë vizituar nëntë familje, kryesisht me përbërje të pleqve dhe u kanë shpërndarë pako me ndihma ushqimore, batanije, ilaçe dhe preparate higjienike.
Kryqi i kuq në Dibër zotohet se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të ofrojë ndihma për rastet me rrezik social, sidomos në këtë periudhë të motit të ligë./Telegrafi/