Në llogarinë e Kryqit të Kuq të Maqedonisë janë mbledhur 720 mijë euro deri tani. Pas përfundimit të aksionit humanitar, ndihmat do të shpërndahen në mënyrë lineare, thonë ky institucion humanitarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq të Maqedoni Sait Saiti në konferencën për shtyp ku ka njoftuar gjithashtu se mjetet do të ndahen në mënyrë lineare në xhirollogaritë e qytetarëve të prekur nga vërshimet.
Për ndihma do të përfshihen të gjitha familjet e dëmtuara, pa ndonjë diskriminim dhe dallim./Telegrafi/