Policia e shtetit ka konfirmuar se janë nëntë viktima, por ka konfirmuar emrat e tetë viktimave ndërkohë që media në Tiranë konfirmoi edhe identifikimin e viktimës së nëntë.
Viktimat e konfirmuara nga policia e shtetit janë Fredi Guma, vjeç 45, nga Frakull i Vogël, Lushnjë, Manushaqe Bali, vjeç 33, nga Lushnja, Refotaq Bashllari, nga Tirana, Dhurata Halilaj, vjeç 45, nga Laçi, Marjola Guma, vjeç 13, nga Fieri, Nikollë Nina, vjeç 75, nga Durrësi, Dallëndyshe Shuli, nga Lushnja, Aferdita Basha vjeç 40, nga Laçi.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.
Mediet në Tiranë raportuan të martën se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit grek. /Telegrafi/