Telegrafi

”Kryqi gjigant në Butel” nuk do të diskutohet në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë

Gjykata Kushtetuese shprehet jo kompetente për të diskutuar rreth nismës së kreut të Komunës së Strugës Ziadin Sela e që kishte të bëj me kushtetutshëmrinë e vendimit për vendosjen e kryqit gjigant në lagjen e Butelit, transmeton Alsat-M.

Edhe sot seanca ne Gjykatën Kushtetuese filloi ters. Gjykatësja Natasha Gaber që në fillim të seancës së Gjykatës Kushtetuese kërkoi anulimin e saj për shkak se sekretares gjenerale të kësaj Gjykate i ka kaluar mandati. Për këtë reagoi edhe gjykatësja Gëzime Starova duke thënë se mandati i skaduar i sekretares është në kundërshtim me rregulloren.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Elena Gosheva pranoi hapur se kjo Gjykatë shumë gjera i bën në kundërshtim me rregulloren./Telegrafi/