Telegrafi

‘Kryqëzohet’ lideri i Partisë Laburiste, krahasoi ISIS-in me Izraelin

Sikur të mos mjaftonte dorëheqja që po i kërkon prej ditësh Partia Laburiste, situata e Jeremy Corbyn është përkeqësuar ndjeshëm.

Lideri i Partisë Britanike, tashmë është duke luftuar për të mbijetuar pas një revolte nga vetë deputetët e tij, këtë të enjte kur ai i stuhishmi krahasoi qeverinë izraelite me grupin Islamik ISIS.

“Miqtë tanë hebrenj nuk janë më të përgjegjshëm për veprimet e Izraelit dhe qeverisë Netanjahu sesa miqtë tanë myslimanë të ISIS”, tha kreu i opozitës duke bërë që partia Laburiste të behej copash nën akuza të ashpra për paragjykim racor ndaj hebrenjve.

Menjëherë kanë reaguar krerët Britanikë hebrenj dhe parlamentarët Izraelitë, por një përgjigjeje e shpejtë ka ardhur nga Knesset Yair Lapid, lideri i partisë së majtë opozitare të Izraelit, që i konsideroi komentet si paragjykime të pastra kundër hebrenjve, transmeton syri.

“Është e papranueshme që në një ditë të tillë të vështirë për shtetin e Izraelit, kur një vajzë e pafajshme e re u vra në një sulm terrorist vetëm për shkak se ishte çifute, udhëheqësi i opozitës në Britani të Madhe krahason Izraelin dhe ISIS”, ka deklaruar ai.