Këshilltarët e opozitës në Qytetin e Shkupit, thonë që vendosja e shqiponjës dykrerëshe dhe kryqit në Butel janë të paligjshme, meqë nuk janë respektuar procedurat për vendosjen e tyre. Këshilltari Dragi Davçevski theksoi që tani është koha që me kokë të çiltër të diskutohet për këtë temë, pasi që popullata tregoi pjekuri dhe nuk iu nënshtrua provokimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Janë shkelur obligimet ligjore në vijim: dy përmendoret nuk janë pjesë as të programeve të Qytetit, e as të komunave Çair dhe Butel, në Qytetin e Shkupit nuk është përcaktuar nevoja për vendosjen e këtyre përmendoreve.
Nuk është sjell vendim për vendndodhjen e të dy objekteve. Nuk është përcaktuar as edhe pamja e përmendoreve, me ndonjë vendim. Qyteti i Shkupit nuk është i informuar as për bartësin e investimeve. Këto shkelje tregojnë qartë se të dy përmendoret janë ndërtime të egra’, deklaroi Damjan Mançevski.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Tranajovski nga ana tjetër pohon se kompetent për vendosjen e përmendoreve janë komunat në fjalë, ndërsa Qyteti i Shkupit nuk ka shërbim për inspektim në kompetencë të vetë për ta hulumtuar procedurën e tërësishme.
Sa u përket vërejtjeve të opozitës se një kryetar komune duhet ti parandalojë tensionet, në vend që edhe vetë të merr pjesë në njërën pallë, Trajanovski qartësoi se gjatë vendosjes së kryqit në Butel, ka qenë i pranishëm me ftesë të investitorit. /Telegrafi/