Telegrafi

Kryhet me sukses një nga operacionet më të vështira tek fëmijët në Klinikën “Zhan Mitrev”

Për herë të parë në Maqedoni me sukses është realizuar një nga operacionet më të vështira dhe më komplekse në zemër tek fëmijët.

Një foshnje e sapolindur (2.4 kg) është diagnostifkuar në Klinikën për Pediatri, ndërsa si rast urgjent është dërguar në klinikën “Zhan Mitrev“. Pas përgatitjes adekuate, foshnja e sapolindur mbrëmë është operuar me sukses.

 

Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “transpozimi total i enëve kryesore të gjakut”, një nga anomalitë më komplekse të zemrës, nga e cila të gjitha enët e gjakut rrjedhin nga zemra, kështu që bëjnë që gjaku të qarkullojë në drejtim të kundërt, ndërsa foshnjat janë të kaltër dhe për shkak të mungesës së oksigjenit vdesin menjëherë pas lindjes.

Operacioni është kryer nga mjeku Zhan Mitrev, si dhe e gjithë përgatitja operative, ndërsa menaxhimi pas operacionit është bërë nga mjekët dhe personeli i Klinikës “Zhan Mitrev”.

Duhet të theksohet se në këtë detyrë komplekse dhe jashtëzakonisht të vështirë, nuk kishte të huaj ose këshilltarë nga asnjë pozicion. Me këtë operacion, si ekipi “i vjetër”, ashtu edhe “i ri” – ata që kanë ardhur nga klinika shtetërore, kanë treguar pjekuri të madhe për arritje të tilla në mjekësi dhe kanë treguar që tashmë janë “një ekip”.

Artikull i sponsoruar