Site icon Telegrafi

Kryhet operacioni i parë për rikonstruksionin e nofullës së poshtme në QKUK, zgjati 13 orë

Foto: Arkiv

Mbi 13 orë ka zgjatur intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, operacion ky i kryer kryer për herë të parë, në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.

“Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar.

Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë.

Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se katër kirurgë Maksillofacial, janë duke ndjekur trajnimin e avancuar për mikrokirurgji dhe free- flap, në Achen dhe Bochum të Gjermanisë.

“Intervenime të tilla pritet të kryhen  edhe në të ardhmën e afërt nga mjekët tanë.

Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi.

Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike”, thuhet në njoftim të QKUK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version