Site icon Telegrafi

Kryhen matjet zyrtare, gjithçka gati për meçin mes Krasniqin dhe Silvas

Kanë përfunduar matjet e boksierëve Robin Krasniqi dhe Jorge Silva, para meçit të së shtunës në Augsburg të Gjermanisë.

Që të dy boksierët kanë kompletuar me sukses matjet e tyre dhe kanë dal në peshën e lejuar për meçi kryesori që do të zhvillohet nesër.

Nesër (4 maj) boksieri shqiptar, Robin “Haxhi” Krasniqi i rikthehet ringut për t’u përballur me boksierin portugez, Jorge Silva.

Kjo do të jetë lufta numër 61 në karrierën profesionale të Krasniqit në boksier.

Në këtë mbrëmje do të jenë edhe boksierë të tjerë shqiptarë që do të paraqiten si Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Atdhe Delijaj dhe Erion Veseli që do të ketë debutim në boksin profesionist. /Telegrafi/

Exit mobile version