Telegrafi

Kryeziu: Të hënën do ta kemi qeverinë e re

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka folur për mundësinë që të hënën të formohet qeveria e re e Kosovës.

Ai ka deklaruar se beson shumë që këtë të hënë, Kosova do të ketë qeverinë e re. Ani pse ka paralajmëruar se mund të ketë vonesa gjatë seancës, ai beson që qeveria e re do të votohet.

“Unë mendoj që të hënën do të ketë qeveri të re. Duke i marë parasysh deklarimet e fundit të LDK-së, që janë shprehur të gatshëm që ta ofrojnë vetën edhe pa qenë pjesë e qeverisë, se do t’i japin votat, atëherë mendoj se do të formohet qeveria e re këtë të hënë. Mund të ketë vonesa gjatë seancës e gjëra të tilla, por qeveri do të ketë”, ka thënë Kryeziu, për Blic.