Telegrafi

Kryeziu shkëlqen, Luzerni rikthehet te fitorja

Hekuran Kryeziu ka lënë mbrapa një lëndim të vogël që e kishte javën e kaluar për tu rikthyer në formacionin bazë.

Ylli i Kosovës ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Luzernit në shtëpi ndaj ST Gallen me rezultat 3-0.

Pothuajse çdo aksion i nisur nga kundërshtarët është ndërprerë nga djaloshi i artë i Kosovës.

23-vjeçari që është pagëzuar ndryshe nga tifozët e Kosovës si ‘Modrici kosovar’, ka luajtur gjatë 90 minutave.

Ai në fund është shpallur si lojtari më i mirë në fushë nga tifozët e klubit zviceran Luzern në një sondazh në faqen zyrtare të klubit.

Pas kësaj fitore, Luzern është ngjitur në pozitën e pestë në tabelë me 16 pikë të tubuara. /Telegrafi/