Telegrafi

Kryeziu shënon, Luzerni kualifikohet

Hekuran Kryeziu vazhdon të jetë protagonist tek Luzerni i tij.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur titullar edhe sonte me Luzernin në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Luzern ishte mysafir tek skuadra Koniz dhe luajti në barazim 1-1 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë.

As pas dy shtesave nga 15 minuta ndeshja nuk solli fitues kështu që skuadra që kalon në raundin tjetër u desh të vendosej me penallti.

Në penallti skuadra e kosovarit Hekuran Kryeziu shënoi fitore me rezultat 5-4.

Duhet cekur që penalltinë e parë në ndeshje për Luzernin e shënoi pikërisht anëtari i Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Në këtë takim për Luzernin me lojë të mirë u dallua edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka. /Telegrafi/