Telegrafi

Kryeziu i shënon Arsenalit dhe i dërgon skuadrat në pushim me rezultat të barabartë

(Foto: Screenshot/Twitter)

Mbrojtësi i FC Zurichut, Mirlind Kryeziu, i ka shënuar gol Arsenalit në ndeshjen e parë të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen që zhvillohet në Letzigrund Stadion, të parët realizuan mysafirët përmes Marquinhos.

Mirëpo, Topçinjtë nuk arritën të shkonin në pushim me avantazh, duke qenë se në fund të fraksionit të parë, vendasit e barazuan rezultatin.

Fidan Aliti u rrëzua në zonën kundërshtare, mirëpo gjyqtari fillimisht nuk referoi asgjë. Por, pas konsultimit të VAR-it u konfirmua se ishte penallti.

Përgjegjësinë e mori futbollisti i Kosovës, Mirlind Kryeziu, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (44’).

Theksojmë se në këtë ndeshje të Ligës së Evropës startuan gjashtë shqiptarë, pesë për FC Zurichun dhe një për Arsenalin. /Telegrafi/