Drejtori i IKSHPK për Rajonin e Prizrenit, Fadil Kryeziu ka deklaruar për RTV Dukagjinin se ka një rënie të lehtë të rasteve me COVID-19 në Rajonin e Prizrenit.
Kryeziu thotë se në ketë rajon nga 1 gushti janë testuar mbi 400 pacientë.
Ai thotë se rreth 57 për qind e mostrave janë marrë nga Komuna e Prizrenit, 21% nga Suhareka, 14% nga Dragashi, Malisheva dhe Mamusha kanë më pak mostra.
“Kemi një rritje të infektuarve nga Komuna e Dragashit dhe të hospitalizuarve nga kjo komunë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i IKSHPK për Rajonin e Prizrenit thotë se në këtë rajon janë rreth 240 raste aktive me coronavirus.
“50 për qind e këtyre rasteve janë nga Komuna e Prizrenit, 19 % nga Komuna e Suharekës, 18 % nga Komuna e Malishevës dhe rreth 12 %nga Komuna e Dragashit”.
Kryziu thotë se është karakteristike që rreth 57 % e të prekurve me COVID-19 janë meshkuj ndërsa 43% femra./Telegrafi/