Ai ka shënuar fitore të rëndësishme në karrierën e tij duke fituar brezin e Bashkimit Evropian të familjes së EBU-së (European Boxing Union), titullin EU-EBU i cili ishte vakant.
Ai fitoi ndaj boksierit nga Gjeorgjia, Anzor Gamgebeli me ndërprerje në raund të parë në duelin e zhvilluar në Berlin të Gjermanisë, transmeton Sporti1.
Kryeziu deri më tani ka zhvilluar 14 meçe profesioniste duke fituar të gjitha, tetë me ndërprerje. Për gjeorgjianin Gamgebeli ishte humbja e gjashtë në karrierë, karshi 17 fitoreve (6 KO).
Ky është titulli i parë i fituar për Kryeziun, i cili është profesionist në peshën gjysmë velter nga viti 2010.