Në konferencë për shtyp para ndeshjes Malta – Kosova ishte edhe mesfushori Hekuran Kryeziu.
Ai theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke kërkuar që vetëm pas sfidës me Maltën, të mendohet për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë.
Kryeziu deklaroi se së bashku me trajnerin e kanë studiuar mirë Maltën.
“Ne e dimë rëndësinë e këtij takimi dhe jemi përqendruar maksimalisht”.
“Vetëm pas këtij 90-minutëshi, do të mendojmë për ndeshjen me Azerbajxhanin”.
“Bashkë me trajnerin, e kemi studiuar me kujdes Maltën dhe e dimë që do të jetë e vështirë, por kemi ardhur këtu për të dhënë më të mirën, me shpresën për të marrë maksimumin”, deklaroi Kryeziu.
Ndeshja mes Maltës dhe Kosovës zhvillohet në Valleta në ora 18:00. /Telegrafi/