Telegrafi

Kryeziu: Kuvendi nuk mund të anashkalohet!

“Sigurisht se ne do të jemi të vendosur për të luajtur rolin tonë si anëtarë të Kuvendit. Është dashur që edhe para se të përpilohet plani edhe para se të pranohet, të merrte vizë nga Kuvendi”, ka thënë Kryeziu, i cili është deputet nga radhët e LDK-së.

Sipas Kryeziut, duket se plani për asociacionin e komunave serbe u ‘imponua’, si të gjitha marrëveshjet e tjera ndërkombëtare. Ai mendon se megjithatë, kur vjen puna për t’u implementuar, duhet që të ndiqet një praktikë e monitorimit nga ana e Legjislativit.

“Do të angazhohemi që ky plan të mbetet patjetër brenda kushteve që i parasheh Plani Ahtisaari dhe Kushtetutës së Kosovës, për të mos prekur sovranitetin e vendit”, ka thënë Kryeziu.

Kuvendi e Kosovës kishte miratuar një Rezolutë që e obligonte Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar bisedime me palën serbe në Bruksel, por duke theksuar faktin se nuk bën të cenohet sovraniteti i vendit. /Telegrafi/