Telegrafi

Kryeziu krenar që vesh fanellën e Kosovës

Është duke kaluar nëpër një formë fantastike me skuadrën e tij Luzern.

Por djaloshi nga Gjilani, Hekuran Kryeziu synon që t’i ndihmojë edhe Përfaqësueses së Kosovës.

Në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe ishte më i miri në fushë duke ndërprerë shumë aksione dhe duke ndërtuar disa të tjerë.

Mesfushori fantastik i cili luan tek Luzerni në Zvicër, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook para ndeshjes.

“Në grumbullim me Përfaqësuesen e Kosovës. Krenari e madhe ta barti fanellën e vendlindjes sime të dashur. Forca Kosova”, shkroi Kryeziu.

23-vjeçari që luan si mesfushor defensivë pritet të jetë titullarë ndaj Finlandës. /Telegrafi/