Hekuran Kryeziu e ka cilësuar si shumë të rëndësishme sfidën e nesërme(diel) ndaj Ukrainës.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosova ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur për ndeshjen ndaj Ukrainës, ku pret paraqitje pozitive nga Kosova.
“Ndeshje tjetër e rëndësishme na pret nesër ndaj Ukrainës”, ka shkruar fillimisht Kryeziu në profilin e tij në ‘Facebook’, transmeton Telegrafi.
“Shpresojmë në një paraqitje pozitive. Forca Kosova”, ka përfunduar mesfushori kosovar.
Ndryshe, mesfushori i Luzernit ishte njëri nga të vetmit me paraqitje pozitive në humbjen e thellë ndaj Kroacisë. /Telegrafi/