Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Hekuran Kryeziu, është shprehur optimist që skuadra të bëjë një ndeshje të mirë kundër Kroacisë në “Loro Boriçi”.
Gjatë konferencës për media, ai ka folur edhe për mungesën e Enis Alushit, i cili është lënduar.
“Enis Alushi? Shpresoj që do ta zëvendësojmë mirë. Kemi ekip të mirë dhe jemi optimistë që do të nxjerrim pikë ndaj një skuadre shumë të fortë si Kroacia”.
“Alushi na mungon, por trajneri e di cila është alternativa e përshtatshme”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/