Site icon Telegrafi

Kryeziu kapiten i Kosovës në ndeshje ndaj Bullgarisë

Hekuran Kryeziu do të rikthehet në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Mesfushori fantastik i Zurichut pësoi një lëndim në fundjavën e kaluar me klubin zviceran në ndeshjen ndaj Xamaxit.

Kësisoj ai ka humbur ndeshjen ndaj Danimarkës ku e ndoqi atë nga tribunat e stadiumit Fadil Vokrri.

Por gjilanasi ka arritur t’i mbledhë forcat dhe të bëhet gati për ndeshjen shumë të rëndësishme të Kosovës, ndaj Bullgarisë.

Kësisoj Kryeziu do të jetë nga minuta e parë në fushë ndaj Bullgarisë

Përveç që do të jetë në fushë, Telegrafi merr vesh se Hekurani do të jetë edhe kapiten i Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kryeziu e bartë shiritin e kapiteni nga fillimi i takimit.

26-vjeçari shiritin e kapitenit e kishte bartur për herë të parë në takim ndaj Azerbajxhanit në pesë minutat e fundit pas largimit nga loja të Valon Berishës.

Në një sondazh të Telegrafit në faqen e sportit në Facebook, tifozët kosovarë kanë votuar që Kryeziu të jetë kapiten para Herolind Shalës që e mbajti shiritin në ndeshjen e fundit.

Gjithsesi si Shala ashtu edhe Kryeziu janë lojtarët favoritë të Dardanëve, të cilët kanë komentuar se të dy e meritojnë të jenë udhëheqës të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version