Telegrafi

Kryeziu: Jemi të dëshpëruar edhe ne, jo vetëm opinioni

Hekuran Kryeziu ka thënë pas ndeshjes që me këtë humbje Kosova do të mbetet në vendin e fundit.

Humbja i ka dëshpëruar lojtarët dhe këtë e tregoi edhe lojtari.

“Po besoj që më këtë humbje vjen edhe vendi i fundit. Mundësia ka qenë sot për fitore, por edhe më herët kemi pasur mundësi, kur humbëm 2-1 nga Islanda”.

“Jemi të dëshpëruar jo vetëm opinioni, por edhe ne. E deshëm edhe sot fitoren, por nuk erdhi”

“Kemi luajtur para dy ditësh na ka kushtuar në forcë. Kroacia ka mbajtur topin, e ne kemi vrapuar pas tij. Nuk janë arsye, por ata (Finlanda) kanë pasur një ditë më shumë pushim”, ka thënë Kryeziu. /Telegrafi/