Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës, Hekuran Kryeziu ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj Bullgarisë.
Kosova është nikoqire e Bullgarisë në takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, i vlefshëm për Grupin A.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes ka folur mesfushori Kryeziu, i cili ka thënë se është gati për këtë takim dhe pret rezultat pozitiv para tifozëve tanë.
“Siç e pat, dje kam stërvitur, e kam kryer gjithë stërvitjen. Nëse shkon mirë edhe sot, do të jem në dispozicion për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë fillimisht Kryeziu në konferencën për shtyp.
“I kemi bo disa analiza për Bullgarinë dhe e kemi parë se në Ligën e Kombeve në rezultatet e fundit nuk kanë ndodhur shumë gola në ndeshjen e tyre”.
“Besoj se siç e kemi pa ekipin tonë, përfaqësuesen tonë ndaj Danimarkës, jemi shumë optimist dhe me publikun që e kemi fantastik këtu në Prishtinë, besoj që do të jetë një ndeshje shumë pozitive dhe me një rezultat të mirë për ne”.
“Do të na pret një ndeshje ndryshe nga ajo me Danimarkën. Na pret një Bullgari që është fizikisht shumë e fortë dhe me agresivitetin e tyre kanë me na bërë ndeshjen e vështirë”, përfundoi mesfushori i Kosovës. /Telegrafi/