Site icon Telegrafi

Kryeziu iu tregon zviceranëve: Kosova pranohet në maj dhe luajmë kualifikimet e Botërorit

Hekuran Kryeziu është njëri nga mesfushorët më të talentuar shqiptar.

Anëtari i skuadrës së njohur zvicerane Luzern, ka folur për të përditshmen zvicerane ‘zentralplus’, për karrierën e tij.

Ndër pyetjet e shumta që iu kanë bërë kosovarit, zviceranët e kanë pyetur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës dhe pranimin tonë në FIFA dhe UEFA.

“Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Përfaqësuesen e Kosovës. Trajneri dhe menaxheri i Kosovës më telefonojnë vazhdimisht për të më pyetur se si ndihem dhe si po ecin gjërat”.

“Më 3 maj ne do të pranohemi në FIFA dhe UEFA dhe do të futemi në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’. Kjo është një gjë e madhe për ne”, ka deklaruar Hekurani.

Tutje 23-vjeçari që është lider në mesfushën e Luzernit, ka folur edhe vazhdimin e kontratës ku tregoi se kishte refuzuar disa skuadra gjermane dhe zvicerane për të qëndruar në Luzern.

“Unë kam vendosur të vazhdoi kontratën pasi ndihem mirë këtu, familja ime dhe shoqëria janë në Luzern. A kam pasur oferta? Natyrisht ishin disa skuadra nga Bundesliga 2 dhe skuadrat zvicerane por kam vendosur të qëndrojë këtu”, u shpreh Kryeziu.

Kujtojmë që Hekurani iu bashkua Përfaqësueses së Kosovës në takim ndaj Shqipërisë ku me debutimin e tij kënaqi adhuruesit e futbollit, ndërsa ai më parë ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës nga U15 deri më U21. /Telegrafi/

Exit mobile version